Loading…

Procesin e emërimit të kryeprokurorëve e kritikon Ambasada e SHBA’së: Hyseni e quan transparent

  • 27/12/2019 | 22:40

Procesin e emërimit të kryeprokurorëve e kritikon Ambasada e SHBA’së: Hyseni e quan transparent

Vetëm disa ditë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës emëroi dy kryeprokurorë, Kujtim Munishin në krye të Prokurorisë Themelore dhe Blerim Isufaj në krye të Speciales, ka reaguar Ambasada Amerikane në Prishtinë.


Kjo ambasadë ka thënë të jetë e zhgënjyer me mënyrën se si KPK dështoi të ndiqte rregulloren e saj për zgjedhjen e kryeprokurorëve.

“Të zhgënjyer që Këshilli Prokurorial i Kosovës dështoi të ndiqte rregulloren e vet në zgjedhjen e shefave për Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Zyrën e Prishtinës. Ne u dëshirojmë shefave të rinj suksese, por KPK duhet të ndjekë rregullat e veta për një proces transparent”, thuhet në deklaratën nga Ambasada Amerikanë, Prishtinë.

Por, krejtësisht ndryshe, këtë përzgjedhje e ka vlerësuar kryesuesi i KPK’së, Bahri Hyseni.

Ai, në konferencën e fundvitit, përzgjedhjen e dy kryeprokurorëve e cilësoi si njërin ndër proceset më transparente në sistemin e drejtësisë.

IKD’ja, e cila ka monitoruar këtë proces, thotë se ajo çfarë ka ndodhur me këtë konkurs nuk përkon me rregulloren dhe se mënyra e poentimit dhe vlerësimit të kandidatëve nuk është bërë bazuar në rregullore.

Ndryshe, në konferencën e fundvitit, kryesuesi i KPK’së ka folur edhe për lëndët e korrupsionit.

Sipas Hysenit, 90% të lëndëve të korrupsionit janë të zgjidhura, derisa kur është pyetur për lëndët e profilit të lartë, ai ka thënë se për ta, nivel i lartë është çdo zyrtar publik i cili keqpërdor detyrën zyrtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë