Loading…

‘Proces i padrejtë’: Molliqaj pjesëmarrës në marshin për krerët e UÇK’së

  • 27/03/2023 | 19:25

‘Proces i padrejtë’: Molliqaj pjesëmarrës në marshin për krerët e UÇK’së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e marshimit ‘Marshojmë për Drejtësi’ që organizohet më 2 prill në ora 14:00 në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se UÇK’ja nuk mund të gjykohet dhe procesi gjyqësor ndaj krerëve të saj është i padrejtë pavarësisht verdiktit.

”Fillimi i “Procesit” të Hagës nuk duhet të kalojë si një lajm i rëndomtë protokollar. Për neve që besojmë se UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ky është një proces i padrejtë pavarësisht verdiktit.”

”UÇK është përpjekja-dëshmi. Marshojmë më 2 prill, si qytetarë të lirë, kundër qasjeve anakronike që gjykojnë përpjekjen për liri. Më 2 prill “Marshojmë për drejtësi”, në mbështetje të UÇK-së, në solidaritet me njerëzit që i kemi nën akuzë,” ka shkruar ai.

Marshimi i 2 prillit është organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’ një ditë para nisjes së procesit gjyqësore ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë