Loading…

Procedimi i Ligjit të FSK’së, konform Kushtetues, Ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit

  • 10/03/2017 | 14:35

Procedimi i Ligjit të FSK’së, konform Kushtetues, Ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duket se e ka menduar mirë procedimin e projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.


Ai ka zgjedhur një rrugë ligjore për procedimin e këtij ligji, duke u bazuar në të drejtën e tij kushtetuese si president dhe komandant suprem i FSK-së.

Mirëpo, kjo rrugë ligjore për shumë kënd nuk kanë qenë e njohur, ngaqë duket se është hera e parë që një president i Kosovës përdor të drejtën e tij ligjore për të proceduar një Ligj në Kuvendin e Kosovës.

Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit të Kosovës i japin disa përfaqësuesve të institucioneve të drejtët e inicimit të një ligji në Kuvendin e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës në nenin 79 i jep të drejt të procedimit të Ligjeve edhe presidentin të Kosovës. “Nismën për të propozuar ligje mund ta marrë Presidenti i Republikës së Kosovës nga fushëveprimtaria e saj/tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj”, thuhet në Nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës.

Edhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës i sqaron mënyrat e procedimit të ligjeve që vijnë nga Presidenti ose grupe tjera të përcaktuara në nenin 79 të Kushtetues.

Në kreun e 13-të Neni 53 thuhet se propozim të Projektligjit në Kuvend mund ta paraqesë Presidenti i Republikës së Kosovës, nga fusha e veprimtarisë së tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, komisioni parlamentar, grupi parlamentar dhe së paku gjashtë (6) deputetë, dhjetëmijë zgjedhës, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

“Projektligji i propozuar nga Presidenti, deputetët, komisioni parlamentar, grupi parlamentar zgjedhësit, nëpërmjet Kryesisë së Kuvendit i dërgohet Qeverisë, për mendim”, thuhet në pikën 2 të nenit 53 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Derisa, në pikën 3 të këtij neni thuhet Qeveria duhet ta paraqesë mendimin e vet me shkrim në afat prej një muaji nga dita e pranimit të Projektligjit. “Pas kalimit të këtij afati, Projektligji procedohet në Kuvend për shqyrtim”, thuhet në këtë pikë.

Vazhdimin e procedimit të Ligjit në Kuvend është kompetencë e Qeverisë së Kosovës, e cila pas mendimit që jep për këtë projekt ligj e procedon në Kuvendin e Kosovës. /Zëri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë