Loading…

Probleme në Shqipëri: Komisionerët nuk respektojnë KQZ’në, largohen

  • 25/06/2017 | 19:57

Probleme në Shqipëri: Komisionerët nuk respektojnë KQZ’në, largohen

Komisioni Qendror Zgjedhor në një konferencë të jashtëzakonshme ka kërkuar nga komisionerët të cilët ndodhen në qendrat e votimit që të qëndrojnë aty deri në mbylljen votimit i cili është shtyrë për orën 20:00.


Thirrja e zëdhënëses së KQZ-së Drilona Hoxhaj vjen pasi disa komisionerë kanë filluar të largohen pas orës 19:00 duke tentuar kështu që të mbyllin qendrat e votimit.

‘KQZ u kërkon të gjithë komisionerëve që të respektojnë vendimin e KQZ i cili u mor pak momente më përpara. Arsyeja apo justifikimi që nuk na është sjellur e printuar hardcopy e të tjerë, këto janë justifikime të cilat nuk janë shkak që ata të largohen nga vendi i tyre i punës, sepse sot ata janë në krye të detyrës. Ata duhet të qëndrojnë, janë vënë në dijeni të gjitha KZAK-të për vendimin e KQZ-së dhe të gjitha qendrat e votimit duhet të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00”, tha Hoxhaj, transmeton gazetametro.net.

Sipas Hoxhajt, të gjithë ata që i lëshojnë vendvotimet e kanë shpërdoruar detyrën dhe do të përgjigjen para ligjit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë