Loading…

Prizreni tronditet nga dy raste të therjeve me thika

  • 29/09/2017 | 21:27

Prizreni tronditet nga dy raste të therjeve me thika

Prizreni është tronditur nga dy raste të therjeve me thika, që kanë ndodhur pasditen e sotme, transmeton gazetametro.net


Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një komunikate se rasti i parë ndodhi rreth orës 16 në rrugën ‘Tamil Shala’, ku pas një mosmarrëveshjeje, një person i moshës së re godet disa herë me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime të shumta.

Viktima nga ky rast është dërguar për trajtim mjekësor në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Prizrenit.

Ndërkaq, rreth dy orë më vonë, një tjetër incident i ngjashëm ndodhi në rrugën ‘Hysen Rexhiq’. Një i dyshuar theri me thikë viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda. Viktima është dërguar për trajtim në spital, në repartin e Ortopedisë.

Policia ka bërë të ditur se në të dy rastet ka kryer procedurat e rregullta hetimore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë