Loading…

Prizrenasi 81 vjeçar arrestohet për prostitucion

  • 02/02/2017 | 19:08

Prizrenasi 81 vjeçar arrestohet për prostitucion

Në mesin e tre të arrestuarve nga Policiae Kosovës për prostitucion është edhe një mashkull i lindur më 1936.

Në një operacion të ndërmarrë sot nga Policia në Prizren janë arrestuar tre persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe veprës kundërvajtëse “marrje me prostitucion”.

E një nga këta të arrestuar është një mashkull 81 vjeçar me inicialet N.C i lindur në vitin 1936.

Dy personat e tjerë janë: R.G., mashkull i lindur në vitin 1962 dhe S.K., femër e lindur më 1974.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit pranë Prokurorisë Themelore në Prizren dhe me vendim të tij tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një njoftim të saj, Policia tregon se në bashkëpunim me Inspektorët e Komunës së Prizrenit është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë të dyshuarit N.C. dhe S.K., përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë