Loading…

Prizren, një grua kanoset nga kunati, i thotë se do t’ia lëndojë fëmijët

  • 26/11/2022 | 14:00

Prizren, një grua kanoset nga kunati, i thotë se do t’ia lëndojë fëmijët

Një femër ka raportuar se kunati i saj në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se së fundi e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.


Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të premten rreth orës 13:45, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët. Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë