Loading…

Prizren, nipi vret xhaxhanë aksidentalisht

  • 08/12/2016 | 10:10

Prizren, nipi vret xhaxhanë aksidentalisht

Një djalë rreth të njëzetave me inicialet E.Sh, ka shkrepur gabimisht armën në trupin e xhaxhait të tij dhe ka rezultuar me fatalitet.

Kjo është ngjajra që përshkruan policia e Kosovës që ka ndodhur dje në Prizren rreth orës 16:00 pasdite.

“Dje rreth orës 16:00, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në rrugën “Kukësi” ka pasur të shtëna nga armë të zjarrit dhe se një qytetar është plagosur rënd i cili ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor mirëpo sipas mjekëve, viktima nuk ka mundur të mbijetojë”, thuhet në një njoftim të policisë së Kosovës.

Siç e shpjegon edhe policia: dy vëllezër dhe nipi (djali i vëllait) i tyre kishin dalë në një livadh afër shtëpisë së tyre për të shtjer me armë zjarri dhe me vete kishin marrë dy pistoleta.

Gjatë manipulimit të pasigurt, dyshohet se i dyshuari E. Sh., nga pakujdesia e ka shkrehur një plumb në drejtim të xhaxhait të tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy pistoleta të llojit dhe kalibrit të panjohur, katërmbëdhjetë fishekë të kalibrave dhe llojeve të ndryshëm, tri gëzhoja dhe pas bastisjes së shtëpisë së personave të dyshuar është sekuestruar edhe një pushkë gjahu.

Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi ndërsa i dyshuari ndalët në masën e arrestit policor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë