Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar për një rast të ndodhur në Prizren që është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Në njoftim theksohet se më 27.01.2017, rreth orës 14:15, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në sheshin “Shadërvan” kanë hasur një fëmijë të moshës 7 vjeçare i nacionalitetit rom duke kërkuar lëmoshe, transmeton gazetametro.net.
“Kushtet atmosferike në atë kohë ishin shumë të ftohta, fëmija është marrë nga hetuesit dhe është sjellë në Stacion Policor, ku është kërkuar edhe asistenca e punëtorit social”, bën me dije PK.
Ndërkaq, sipas Policisë, më datë 30.01.2017 në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar gjyshi i saj i cili pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të përgjithshme, ndalohet në ndalim policor për 48 orë. /gazetametro.net.