Loading…

Pritjet e gjata në kufi ia marrin jetën të riut kosovar

  • 25/12/2016 | 13:28

Pritjet e gjata në kufi ia marrin jetën të riut kosovar

Një person nga Kosova ka vdekur në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.


Viktima është një 26 vjeçar nga Prishtina, me nënshtetësi gjermane, i cili ishte duke pritur që nga Hungaria të hyjë në kufirin e shtetit serb në të cilin janë krijuar kolona të gjata të mërgimtarëve kosovarë, kështu thonë burime të “Indeksonline”.

Personi me inicialit E.B, ka rrëfyer momentin e vdekjes së të riut në orët e hershme të ditës së sotme.

“Unë isha pas veturës së personit i cili ndërroj jetë në moment të pa pritur, aty ku ishim të gjithë duke pritur të hyjmë në kufirin serb. Në veturën me tabela gjermane e cila i takonte personit të ndjerë, ka dalë bashkudhëtari i tij i cili menjëherë ka sinjalizuar në panik se personi i cili ngiste veturën është në gjendje të rënë shëndetësore, duke kërkuar ndihmë. Pasi kërkuan ndihmë tek autoritetet serbe që ishin aty pranë, ndihma e shpejtë ka ardhur gjysme ore me vonesë ku tanimë personi kishe ndërruar jetë”, ka rrëfyer E.B, për “Indeksonline”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë