Mëngjesi i sotëm solli pritje të gjata në pikën kufitare të Dheu i Bardhë në Gjilan.
Shumë automjete që synonin të kalonin kufirin Serbi-Kosovë janë detyruar të presin në radhët e gjata që janë shkaktuar aty.
Një burim i Gazetës Metro ka dërguar fotografi nga Dheu i Bardhë, ku edhe shihen shumë njerëz që në këtë të ftohtë presin me orë të tëra.
Kolona është e gjatë deri te pika kufitare e vjetër. Ndërsa, mësohet se shumica e tyre janë bashkëatdhetarë të cilët vizitojnë Kosovën gjatë festave të fundvitit. /gazetametro.net