Loading…

Pritja për Ditën e Flamurit, djali i Thaçit falënderon Begajn e Ramën: Shqipëria asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

  • 29/11/2023 | 11:21

Pritja për Ditën e Flamurit, djali i Thaçit falënderon Begajn e Ramën: Shqipëria asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për ftesën që i ka bërë në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit.


Ai ka falenderuar edhe kryeministrin Edi Rama, për “fjalët e ngrohta”, derisa ka thënë se shteti i Shqipërisë “asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së.

“E falendëroj Presidentin e Republikës së Shqipërisë per ftesën në pritjen shtetërore për Ditën e Flamurit. Shumë faleminderit edhe Kryeministrit Rama për fjalët e ngrohta. Shteti i Shqipërisë asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës, duke treguar dinjitet dhe respekt të pashoq babit dhe të gjithë UÇK-së. Zoti e bekoftë Shqipërine dhe Kosovën. Ky vit të jetë i fundit i festave pa çlirimtarët. 🇦🇱🇽🇰🇦🇱”, ka shkruar Endriti në Instagram, derisa ka publikuar edhe disa fotografi nga pritja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë