Loading…

Pritja e afganëve, Blinken: Mirënjohje për popullin e Kosovës, edhe ata ishin dikur refugjatë

  • 06/09/2021 | 17:09

Pritja e afganëve, Blinken: Mirënjohje për popullin e Kosovës, edhe ata ishin dikur refugjatë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një shkrimi në Twitter ka treguar bisedën që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili ka theksuar mirënjohjen ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës për pritjen e qytetarëve afgan që ishin në rrezik nga regjimi taleban, shkruan Gazeta Metro.


Blinken ka falënderuar shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj për pritjen e refugjatëve afganë që ishin në rrezik.

Ai ka theksuar faktin se edhe kosovarët dikur ishin refugjatë.

“Falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Shumë qytetarë të Kosovës, dikur ishin refugjatë vetë, përsëri kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”‘ tha Blinken.

“Në thirrjen time sot me Kryeministrin e Kosovës @albinkurti. Falënderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Shumë qytetarë të Kosovës, dikur ishin refugjatë vetë, përsëri kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.”, ka shkruar Blinken në Twitter./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë