Loading…

Pritet zbutje e acarit në Kosovë

  • 10/01/2017 | 09:42

Pritet zbutje e acarit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se situata meteorologjike mbetet e ngjajshme sikur edhe është parashikuar.


“Nga pasditja e së merkures vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga  jugperendimi të cilat do ta zbusin këtë acar, por që sërish reshje bore pritet të kemi sidomos javën e ardhsme duke mos e përjashtuar edhe ditën e sotme ku do të ketë fluska te dobëta dhe ditën e premte dhe fundjavën ku reshjet do te jenë të intensitetit mesatar”, bën të ditur IHK, transmeton gazetametro.net

Poashtu, sipas parashikimeve të fundit reshje bore pritet të ketë edhe javën e ardhshme me intensitet më të shtuar , por që temperaturat e ulëta nuk do të jenë si ditëve te javes së kaluar, ato do të lëvizin ndermjet-12 deri -4  gradë Celsius, kurse dita e premte e kësaj jave parashihet te shenoj vlera pozitive si në viset e ulëta po ashtu edhe në ato të larta.

Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile por që kryesisht do të lëvizë rreth vlerave të normales. Do të fryj erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi rreth 8m/s. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë