Loading…

Pritet rikthimi i Agueros në Kombëtaren e Argjentinës

  • 19/02/2022 | 10:31

Pritet rikthimi i Agueros në Kombëtaren e Argjentinës

Kun Aguero ka zbuluar se planifikon të jetë në Kupën e Botës me Argjentinën këtë dimër si pjesë e stafit menaxherial të Kombëtares, transmeton Gazeta Metro.


Argjentinasi u detyrua të tërhiqej nga futbolli pas një diagnoze të aritmisë kardiake që i pamundësonte atij të vazhdonte të luaj ende. Megjithatë, pasioni i tij për futbollin vazhdon akoma, ai ka në plan që t’i bashkëngjitet stafit të Kombëtares Argjentinase.

Në një intervistë të dhënë për transmetuesin argjentinas Radio 10, ai tha: “Unë do të shkoj në Kupën e Botës në Katar. Ne do të kemi një takim këtë javë. Unë dua të jem atje. Ideja është që unë të përfshihem në stafin stërvitor, kam biseduar me trajnerin Scaloni dhe presidentin Claudio Tapia”.

Ai gjithashtu tregoj edhe për gjendjen e tij të tanishme lidhur me shëndetin: ”Nëse përpiqem të luaj futboll tani, më mungon fryma. Ndonjëherë pyes veten nëse do të jem në gjendje të sprintoj përsëri. Thjesht ndjej se zemra ime nuk funksionon siç duhet”.

Aguero gjatë karrierës së tij me Argjentinën ka zhvilluar 101 paraqitje dhe duke shënuar 41 gola. Mjekët e kishin rekomanduar se duhet të ndërpres karrierën e tij si futbollist, pastaj ai zyrtarizoj më 15 dhjetor të vitit të kaluar që do të tërhiqet nga futbolli. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected].net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë