I gjithë vendi është përfshirë nga një I fhotë i madh, që nga shumë po vlerësohet si i ftohtë polar. Prishtina ka arritur temperaturën -26 gradë celcius. Mirëpo, në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi.
Ministria e Infrastrukturës thotë se menaxherët regjionalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga kjo ministri janë duke punuar pandërprerë në teren, për të përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimin në komunikacion, transmeton gazetametro.net
“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”, thotë MI në njoftimin për media.
Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim. /gazetametro.net