Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast ‘Hetim i vdekje’, ku një person ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK’së se vajza e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Metro.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Policia po ashtu njofton se, rasti vazhdon të hetohet.
‘‘QKUK Prishtinë 06.02.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet’’, është njoftuar nga Policia e Kosovës. /gazetametro.net