Një burrë dhe një grua janë sulmuar me armë zjarri derisa të dy gjendeshin në veturën e tyre.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë, në rrugën e “Vushtrrisë” rreth orës 18:15.
Policia e Kosovës, raporton se ka pranuar informatën dhe thotë se si pasojë e të shtënave në veturë vërehen disa vrima të shkaktuara nga arma e zjarrit, shkruan Gazeta Metro.
Ndërsa për dy personat që kanë qenë në veturë raportojnë se kanë marrë shërbime mjekësore, për shkak të lëndimeve që kanë marrë nga manovrimi me veturë.
Ky manovrim është bërë për shkak të shmangies së të shtënave. /gazetametro.net