Loading…

Prishtinë: Policia arreston 52 vjeçarin për fajde, në shtëpinë e tij gjenden një ‘mal me armë’

  • 31/10/2018 | 10:36

Prishtinë: Policia arreston 52 vjeçarin për fajde, në shtëpinë e tij gjenden një ‘mal me armë’

Policia ka njoftuar se ka arrestuar për fajde një 52 vjeçar në Prishtinë.


I dyshuari N. G, 52 vjeçar, është arrestuar për fajde dhe detyrum ndaj personave, me urdhër të prokurorit personi është dërguar në mbajtje 48 orë, njofton gazetametro.net.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një arsenal armësh, një kallashnikovë, një revole, fishekë të kalibrit të ndryshëm, doreza të armëve dhe thika.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia arreston një person për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 30.10.2018 rreth orës 10:00, ka zbatuar planin operativ për kapjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.
Me urdhër verbal të gjykatësit të procedurës paraprake-Gjykata Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar:
21 fishekë të kalibrit 6.35 mm,
167 fishekë 7.65mm,
1 x karikator me 7 fishekë 7.65mm,
1 karikator i zbrazur,
1 rreth me 7 fishekë 12 GA,
4 karikator të zbrazur,
5 dorëza të armëve,
16 fishekë 7.65 mm,
40 copa fishekë 7.62mm,
100 copë fishekë municion me gaz,
1 kuti e zbrazur për fishekë,
1 pushkë gjysmë automatike,
CZ Vizor 70 kalibri 7.65 mm,
2 thika,
7 fishekë 9mm,
2 fishekë 7.65 mm,
1 armë automatike AK 47 me dy karikatorë dhe 39 fishekë 7.62mm.

Lidhur me gjetjen e armëve rasti i është referuar stacionit policor ‘Jugu’ Prishtinë, për të cilin është hapur rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij, i dyshuari N. G. lindur me 1966, m/sh/k, dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’ janë edhe dy të dyshuar tjerë të njohur për policinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë