Loading…

Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar

  • 08/12/2018 | 10:35

Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar

Një i moshuar është gjetë pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të objektit të Komunës së Re në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar policia, duke shtuar se po merren me sqarimin e rrethanave në të cilat ndërroi jetë 68-vjeçari.
“Sot rreth orës 8 në rrugën “Viciano” në Dragodan policia ka marrë informata që një person është i shtrirë në rrugë.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi i emergjencës ka konstatuar se i njejti është pa shenja jete. Bëhet fjalë për një të moshuar, 68 vjeç, mashkull”, tha Bajram Krasniqi nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

Shtoi se policia po merret me rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë