Loading…

Prishtinë: Borxhlinjtë rrahen e shtijnë me armë zjarri, përfundojnë në spital

  • 01/12/2022 | 09:53

Prishtinë: Borxhlinjtë rrahen e shtijnë me armë zjarri, përfundojnë në spital

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së martës, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje për borxh.


Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se i lënduar ka mbetur edhe një dëshmitar i ngjarjes.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 29.11.2022 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi  janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të  gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me 5 fishek dhe një gëzhojë fisheku. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë