Loading…

Prishtinë: Arrestohen dy femra një burrë për detyrim me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje

  • 30/03/2023 | 09:18

Prishtinë: Arrestohen dy femra një burrë për detyrim me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy femra dhe një mashkull nën dyshimin se ata kanë kryer veprën penale mundësim/detyrim me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Metro.


Në njoftimin e PK’së shtohet edhe se, si provat materiale janë sekuestruar tre telefona, 80 euro, një pistoletë dhe 4 copë fishekë.

Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar.

‘‘MUNDËSIM / DETYRIM ME PROSTUTICION & ARMEMBAJTJE PA LEJE -Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 29.03.2023-18:00. Janë  arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje  kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave.  Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona,  80€ para, një pistoletë  me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar he me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar’’, thuhet në raportin e PK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë