Një prishtinasi i është gjetur drogë në banesën e tij.
Policia ka bastisur banesën e një personi në Prishtinë, me ç’rast i është gjetur drogë, transmeton gazetametro.net
Policia ka gjetur 110.1 gram substancë narkotike të llojit heroinë dhe 8.9 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.
Policia ka konfiskuar substancat narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe po vuan dënimin në burgun e Gjilanit. /gazetametro.net