Loading…

Prishtinasin e zë rryma në park, e padit Shpend Ahmetin

  • 19/08/2018 | 17:56

Prishtinasin e zë rryma në park, e padit Shpend Ahmetin

Një banor në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, Don Agani, ka treguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se dje është goditur nga rryma elektrike që kishte ardhur nga një shtyllë e dritave në atë lagje.


Ai përpos tjerash paralajmëroje se do të padisë Komunën e Prishtinës dhe kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e shtyllave.

Po ashtu, ai kërcënon komunën dhe kompaninë e kontraktuar me padi.

“Për banorët e Bregut të Diellit: Kjo skenë/foto është prej natës së kalume, kur tu e shëtit qenin në mëhallë, në këtë parkun, tu e kapërcy gardhin më është shkarku një sasi e madhe e elektricitetit prej shtyllës të dritave (fuqia hyrëse 220 V) për 10 sekonda, mandej me ka gjuajtë diku rreth 1 metër larg. Ju kisha lute me pas shumë kujdes rreth shtyllave të dritave të instaluara në kohët e fundit. Për Komunën dhe kompaninë e kontraktuar: Shihemi në gjykatë…”, ka shkruar Agani në profilin e tij, post ky që u shpërnda nga banorë të Prishtinës tutje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë