Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 13 tetor rreth orës 01:10.
“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Rasti po trajtohet si lëndim trupor dhe dhunë familjare.