Loading…

Prishtina zyrtarizon Arjanit Fazlijën, përforcon mesfushën për sezonin e ri

  • 06/07/2026 | 17:17

Prishtina zyrtarizon Arjanit Fazlijën, përforcon mesfushën për sezonin e ri

FC Prishtina bëri të ditur afrimin e mesfushorit 21-vjeçar, Arjanit Fazlija, i cili i bashkohet skuadrës për edicionin e ri.


Fazlija vjen nga kampionati gjerman, ku së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Greuther Fürth, ndërsa më herët ka zhvilluar karrierën e tij edhe te U19 i Bayer Leverkusen.

Ai është produkt i sistemit të përfaqësueses së Kosovës, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat, nga U15 deri te U21.

Pas prezantimit zyrtar, mesfushori ka shprehur kënaqësinë për këtë hap të ri në karrierë, duke theksuar se synon të kontribuojë maksimalisht për fanellën bardhekaltër dhe objektivat e klubit në sezonin e ardhshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë