Ani pse para dy ditësh u radhit në vendin e parë në botë për nga niveli i ndotjes së ajrit, Prishtina sot nuk është qyteti më i ndotur as në rajon.
Matësi i ambasadës amerikane tregon se nivel më të lartë sot kanë Tetova e Shkupi, ndërkohë që Prishtina radhitet pas tyre, shkruan gazetametro.net.
Sipas matjeve të fundit, Shkupi shënon në 200, ndërkohë që Tetova në 172 me nivelin e cilësisë së ajrit.
Për Shkupin në matës ajri cilësohet si shumë i dëmshëm, ndërkohë që për Tetovën ajri konsiderohet vetëm i dëmshëm.
Ajr të dëmshëm sot ka edhe Prishtina, duke shënuar 200, ani pse gjatë ditëve të kaluara niveli ka shënuar ‘hazardous’ që do të thotë ‘helmues’.
Ndryshe, për ajrin e ndotur në Prishtinë janë alarmuar institucionet kosovare, duke marrë disa masa për përmirësimin e gjendjes./gazetametro.net