Që në orët e hershme të mëngjesit në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë kanë filluar përgatitjet për panairin ‘’Blej Shqip’’, i cili do të hapet sot për nder të pavarësisë së Shqipërisë.
Ky panair organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë dhe gjatë tre ditëve në vazhdim do të ekspozohen mallra nga mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.
Panairi do të hapet zyrtarisht nga Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi. /gazetametro.net