Loading…

Prishtina po bëhet më e barabartë

  • 28/12/2016 | 13:41

Prishtina po bëhet më e barabartë

Sot, në prezencën e përfaqësuesve të 7 shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi, përuruan platformën dhe ashensorin, të cilët tash e tutje do t’ua bëjnë të mundur personave me aftësi të kufizuara qasjen në çdo kat të objektit të Komunës së Prishtinës.


Me këtë rast, Drejtori Nushi shprehi kënaqësinë që tash në fund të vitit u finalizua ky projekt kaq i rëndësishëm për qasje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara. Muhedin Nushi bëri të ditur se ky projekt ka kushtuar 52800 euro dhe është financuar komplet nga buxheti i Komunës.

komuna-1

Kryetari, Shpend Ahmeti tha se është i lumtur që më në fund përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara do t’i takojë në zyrë të tij e jo si deri më tash në sallën e Kuvendit apo diku tjetër për shkak të qasjes së kufizuar.

“Me këtë projekt Prishtina po bëhet më e barabartë”, tha Ahmeti duke treguar edhe për projekte tjera, siç janë shiriti në trotuare për të verbër, qasje më të lehtë në hyrje të banesave, si dhe objektet tjera publike.

komuna-2

Në emër të tri shoqatave u falenderua Afrim Maliqi, Drejtor i shoqatës Handikos, i cili tha se tash e tutje do të jetë shumë më lehtë për personat me aftësi të kufizuara që të kryejnë punët në Komunë.

Shfrytëzimi i ashensorit dhe platformës do të bëhet me kartela dhe me këtë rast Drejtori Muhedin Nushi ua ndau kartelat të gjitha shoqatave në bazë të numrit të anëtarëve të tyre. /gazetametro.net

komuna-4

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë