Loading…

Prishtina pa vetura, edhe ministri Hasani me autobus në punë

  • 31/01/2018 | 10:22

Prishtina pa vetura, edhe ministri Hasani me autobus në punë

Vendimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit për ndalimin e qarkullimit të veturave me qëllim të parandalimit të ndotjes së mëtejme të ajrit e ka respektuar edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajrami Hasani.


Ministri Hasani të mërkurën ka përdorur transportin urban për të shkuar në punë, duke iu bashkuar kështu të gjithë qytetarëve. Kështu duket të paktën nga disa fotografi të dërguara në redaksinë tonë nga një qytetar.

Ndryshe sot nga ora 6 e mëngjesit ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e qarkullimi të të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, deri në ora 22:00, përveç automjeteve të transportit publik; Automjeteve emergjente; Automjeteve të Policisë së Kosovës. /lajmi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë