Loading…

Prishtina ndan 75 mijë euro për ta dekoruar qytetin për festat e fundvitit

  • 19/11/2018 | 14:45

Prishtina ndan 75 mijë euro për ta dekoruar qytetin për festat e fundvitit

Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit do të bëhet së shpejti. Prishtina do të marrë krejt tjetër pamje, kjo pasi komuna është në përfundim të procedurave të prokurimit, e më pas do të fillojnë punimet.


Brenda disa ditësh, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të ndërrojë pamje. Drita e dekorime do të vendosen në sheshet e rrugët e qytetit, për festat e fundvitit.

Komuna e Prishtinës këtë vit ka vendosur të tregohet më dorëlirë se viteve tjera. Ata kanë vendosur t’i ndajnë rreth 75 mijë euro për ta dekoruar kryeqytetin.

“Janë të ndara rreth 75.000 euro për zbukurimin e qytetit, për shkak se këtë vit shtohet edhe sheshi “Adem Jashari”. Jemi në fund të procedurave të prokurimit, me ҫ’rast së shpejti do të kuptohet se sa do të kushtojë në total, dhe kur do të fillojnë me punime”, ka thënë për Express Adonis Tahiri, Zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Vitin e kaluar, komuna ka ndarë 57 mijë e 940 euro për dekorimin e Prishtinës, ndërsa dekorimi kishte filluar me 29 nëntor.

Tradita e dekorimit të kryeqytetit më pas vazhdon me ndezjen e dritave në shesh nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjë kjo e cila vitin e kaluar është bërë me datën 11 dhjetor.

E për dallim nga Prishtina e cila ende nuk i ka përfunduar procedurat, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, para tre ditësh është dekoruar për festat e fundvitit. Kjo sipas kryetarit Erion Veliaj është bërë me kërkesë të qytetarëve të cilët kanë kërkuar nga ai t’i “zgjasë” festat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë