Loading…

Prishtina më ‘Bibliotekë të gjallë’

  • 16/03/2017 | 17:35

Prishtina më ‘Bibliotekë të gjallë’

Një aktivitet leximi dhe bashkëbisedimi i një formati të veçantë, i cili fillimisht ishte zhvilluar në vitin 2000 në Danimarkë, do të bëhet këtë fundjavë në Prishtinë.


Organizata ETEA, e cila kohë më parë organizoi Ndejën e Leximit në Heshtje, ka njoftuar se do të zhvillojë aktivitetin e Librarisë së Gjallë, që nënkupton mundësinë e bashkëbisedimit disa minutësh me një person që ka histori për të treguar dhe motivuar të tjerët.

Agon Ahmeti nga kjo organizatë, ka sqaruar se “Living Library” do të zhvillohet paralelisht me aktivitetin tashmë të njohur të ndejës së leximit të shtunën nga ora 15 në një lokal në Prishtinë.

“Living Library është një ‘bibliotekë e gjallë’, në të cilën ju nuk do të huazoni dhe shfletoni libra, ju faktikisht e ‘huazoni’ një person; aty libër është njeriu dhe leximi bëhet përmes bisedës individuale me personin për një kohë të caktuar. Në këtë rast z. Mentor Mripa, si një libër i mirë, ka shumë gjëra interesante dhe motivuese për t’i ndarë me ju”, thuhet në përshkrimin e eventit.

Ahmeti ka thënë se kanë ftuar Mripën pasi që përkundër vështirësive me të cilat përballet, ai ka arritur të ketë suksese në karrierën e tij, përcjell insajderi.

Aktivitet i ngjashëm si ky ka filluar të zhvillohet fillimisht në Danimarkë dhe qëllimi i saj është që të sfidojë paragjykimet dhe stereotipet.

Organizata ETEA ka zhvilluar një numër aktivitetesh që synojnë nxitjen e leximit në shoqëri dhe ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë