Këngëtari dhe kantautori skocez, Lewis Capaldi, me plot fjalë ‘ndezi’ skenën e natës së dytë të Sunny Hill Festival 2026, shkruan Gazeta Metro.
Hitet e tij që prekën direkt emocionet e publikut u kënduan bashkë me Capaldin.
Në paraqitjen e tij prej afro një orë në skenë, ai ndau me disa fjali të shkurtra mes performancash edhe pjesë të dhimbshme nga jeta e tij si diasgnostifikimi i babai të tij me kancer me mundësi shumë të vogla jetese kur e shkroi hitin ‘Before You Go’.
Poashtu, ka ndarë me publikun detaje nga koha sa po vuante me probleme të shëndetit mendor.
Megjithatë, ai e vlerësoi Kosovën si vend i bukur dhe premtoi se pas albumit të tij të ri do të kthehej sërish me një koncert në Prishtinë./gazetametro.net