Klubi i futsallit Prishtina i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Kampionëve në futsall pasi ka pësuar disfatë me rezultat 9-2 përballë kampionit aktual të këtij kompeticioni, Barcelona.
Skuadra spanjolle, ashtu siç edhe pritej e dominoi takimin, sidomos në pjesën e parë ku realizuan pesë gola.
Në pjesën e dytë, skuadra kosovare e drejtuar nga trajneri Morina tregoi lojë më të mirë por që nuk arrinin të tregoheshin të rrezikshëm para portës kundërshtare derisa pranoi edhe katër gola të tjerë, përcjell KosovaPress.
Golat për Prishtinën u realizuan nga Mërgim Dërvishaj dhe Ibishi.
Gjithsesi paraqitja e Prishtinës në këtë garë ishte e mirëseardhur kur dihet që Spanja vazhdon të mos e njohë ende Republikën e Kosovës.