Loading…

Prishtina e mposht FFK’në, ndeshjen me Dukagjinin e zhvillon në ‘Fadil Vokrri’

  • 06/10/2022 | 23:51

Prishtina e mposht FFK’në, ndeshjen me Dukagjinin e zhvillon në ‘Fadil Vokrri’

‘Katrahura’ e krijuar ditët e fundit në futbollin e Kosovës lidhur me stadiumin ‘Fadil Vokrri’, siç duket ka marrë fund të paktën për këtë xhiro, transmeton Gazeta Metro.


Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ku janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve për javën e dhjetë, shihet se Komisioni i Garave ka konfirmuar që përballja mes Prishtinës dhe Dukagjinit do të luhet në ‘Fadil Vokrri’.

FFK’ja javën e kaluar kishte kërkuar që Prishtina mos të luajë ndeshjet e saj si vendase gjatë muajit tetor në ‘Fadil Vokrri’, pasi ishte bërë e ditur nga ekspertë të UEFA’së që gjendja e fushës është rënduar shumë kohët e fundit.

Për këtë çështje kishte reaguar edhe klubi i Prishtinës me një kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi të FFK’së. Ndërsa, në një prononcim për Gazeta Metro drejtori, Artan Osmani kishte thënë se FFK vetëm mund të shtyjë ndeshjet dhe jo të ndërroj lokacionin.

Ky ‘synim’ edhe u arrit sepse ndeshja e paraparë të luhej të dielën e kaluar mes bardhë e kaltërve dhe Trepçës’89 u shty për një afat të pacaktuar.

Tani, ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit do të luhet të shtunën me fillim nga ora 20:00 në ‘Fadil Vokrri’.

Se sa është e rënduar gjendja e fushës duhet theksuar se, Gazeta Metro kishte kontaktuar edhe me drejtorin e stadiumit, Benet Rezniqi. /gazetametro.net

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ me ‘shumë probleme’, ndër to edhe me drenazh: Flet drejtori i stadiumit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë