Kryeministri Isa Mustafa bashkë me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku, kanë bërë përurimin e nisjes së zgjerimit të rrugës në Veterrnik, e cila do të jetë rruga e parë në Kosovë me 4 korsi në një drejtim, pra 8 korsi në të dy drejtimet.
Kryeministri Mustafa, ka thënë se pamja e kryeqytetit do të jetë madhështore me këtë projekt, ku rruga do të ketë katër korsi, si dhe do të jetë rruga për këmbësorë dhe biçiklistë, raporton gazetametro.net.
“Më vjen mirë që po hapet hyrja në Prishtinë dhe këtë e konsiderojmë si investim për kryeqytetin. Do të jetë madhështore sepse do të kemi rrugën me katër korsi, pjesën për këmbësorë dhe biçiklistë. Kjo shënon edhe fillimin e unazës nëpër Prishtinë ashtu siç ka qenë e paraparë me projekt”, u shpreh Mustafa.
Projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,589,674.34 eurosh, ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh.
Punimet e llotit 2, sipas kontratës, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh pune./gazetametro.net
Prishtina do të marrë pamje madhështore: Rrugë… by gazetametro