Loading…

Prishtina dhe Ferizaj pa plan të punës

  • 18/01/2017 | 12:22

Prishtina dhe Ferizaj pa plan të punës

Kuvendit Komunal i Prishtinës dhe ai i Ferizajt, kanë nisur vitin 2017 pa plan konkret të punës. Ky konstatim ka ardhur nga Iniciativa për Progres INPO, e cila monitoron punën e këtyre kuvendeve.


“Mosmiratimi i planit vjetor të punës para se gjithash përbën shkelje të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, neni 40, i cili  i obligon kuvendet komunale të miratojnë planin vjetor të punës, përgjegjësi kjo e cila nuk mund të delegohet, si dhe tregon seriozitetin e anëtarëve të kuvendit karshi detyrave dhe përgjegjësive të tyre në përmbushjen e misionit të punës së kuvendit”, thuhet në vlerësimin e kësaj organizate.

Bazuar në të dhënat e monitorimit, organizata INPO, ka vlerësuar se agjenda e këtyre dy kuvendeve komunale është e varur pothuajse tërësisht nga agjenda e ekzekutivit të komunës apo kryetarit.

“Kësisoj, agjenda konceptohet ad hoc pa pasur asnjë rrjedhë logjike në qeverisje  dhe ushtrim të funksionit të kontrollit ndaj ekzekutivit dhe organeve tjera vartëse të tyre”, thuhet në komunikatën për media të kësaj organizate./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë