Loading…

Prishet marrëdhënia e Donaldit me Arbanën, bën veprimin e papritur

  • 19/02/2022 | 22:55

Prishet marrëdhënia e Donaldit me Arbanën, bën veprimin e papritur

“Big Brother VIP Albania” i erdhi fundi, por me fitoren e Ilir Shaqirit, kanë ardhur dhe shumë krisje mes produksionit të Top Channel dhe vëllezërve, Veshaj,shkruan Gazeta Metro.


Së fundmi, kjo përçarje ka prekur edhe prezantuesen e programit Arbana Osmanin dhe aktorin, Donaldo Veshaj.

Donaldi ka vendosur që të mos e ketë më ‘follow’ në Instagramin e tij Arbanën, ndërkohë që kjo e fundit e ndjek akoma.

Jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka fshirë nga Instagrami i tij edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.

Madje, mbrëmë u bë e ditur se binjakët së bashku me Trixën kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin.

Gjithashtu Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale me anë të një videoje falënderuese për të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur.

Aktori shprehet se nuk e fitoi “Big Brother VIP Albania”, por ka vendosur që me 100 mijë euro nga xhepi i tij të ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë