Loading…

Prindoni, “zotriu i parë” abuzoi me uniformën: Rezervistët vetëm pas thirrjes për mobilizim mund t’i veshin uniformat ushtarake

  • 29/05/2021 | 09:34

Prindoni, “zotriu i parë” abuzoi me uniformën: Rezervistët vetëm pas thirrjes për mobilizim mund t’i veshin uniformat ushtarake

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, është parë sot bashkë me krerët e shtetit, deri sa qëndruan në lokacionin ku FSK-ja po mban stërvitjen “Defender 21”. Sadriu është pjesë e rezervës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në këtë paraqitje ai u pa i veshur me uniformë, ndonëse do të duhej të kishte vendim apo thirrje për mobilizim, që ai të mund ta mbante veshur atë.


Për më tepër, Sadriu aktualisht është edhe pjesë e diplomacisë së Kosovës.

Lidhur me këtë pati reagime të shumta, ndërkaq nga presidenca kanë deklaruar se Sadriu është ushtarak i kompetencës rezervë të FSK-së, raporton Demokracia.com.

“Zotëria i parë i Republikës së Kosovës, z.Prindon Sadriu është njëherësh edhe ushtarak i komponentës rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbanë gradën e Nënkolonelit”, ka thënë për klankosova.tv, këshilltari për media Bekim Kupina.

Megjithatë, sipas Rregullores së Rezervës, për të veshur uniformën në raste të tilla duhet të merret urdhër mobilizimi.

Sipas Nenit 9, pikës 1, “pas lëshimit të Komandantit të FSK-së për mobilizimin e Kompetentit Rezervë më FSK, janë të obliguara t’i thërrasin pjesëtarët e FSK-së për mobilizim”.

Rregulloren e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

E lidhur me këtë, ka folur edhe ish-ushtari, Hisen Berisha, i cili në T7 tha se nëse Sadriu nuk ka pasur ftesë që të jetë pjesë e këtij operacioni, pasi i përket rezervës së FSK-së, ai ka bërë shkelje flagrante.

“Nëse është angazhuar rezerva atëherë prezenca e z.Sadriu është në rregull. Të jetë prezent në ceremoninë ku janë prezent liderët nëse nuk ka qenë i angazhuar, atëherë është shkelje. Nëse ka qenë prezent rezerva dhe ka pasur leje nga komandanti që të jap shfaqje, kur ka qenë presidentja aty atëherë është tjetër gjë”, ka thënë Berisha.

E përveç “Zotëriut të Parë”, edhe presidentja ka bërë një shkelje protokollare në këtë ceremoni. Kryetarja e shtetit ka veshur uniformën e Kadet Oficerit, ndërsa sipas protokollit, ajo do të duhej të vishte uniformën kamofluese të pjesëtarit aktiv të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë paraqitje, përpos Osmanit e Sadriut, pjesëmarrës ishin edhe kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes dhe Ministrja e Punëve të Jashtme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë