Loading…

Prindoni i Presidentes i referohet mediave ashtu siç Prokurorët e Speciales i referohen UÇK’së

  • 08/02/2022 | 23:08

Prindoni i Presidentes i referohet mediave ashtu siç Prokurorët e Speciales i referohen UÇK’së

Zotëriu i parë i shtetit, Prindon Sadriu, sonte zgjodhi që të sulmojë mediat në formën më agresive të mundshme. Ai i ka quajtur mediat ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’. Kjo shprehje përveç tij është përdorur edhe nga Prokuroria Speciale në Hagë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Metro. 


Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu ka bërë reagim me nervozizëm ndaj mediave erdhi vetëm pasi që këto të fundit publikuan shpenzimet e Osmanit për naftë, gjatë kohës që ishte deputete.

Osmani, për katër vite shpenzoi katër mijë euro, ndonëse jeton në Prishtinë.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne”, shkruajti Sadriu.

Mirëpo shprehja “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” nuk është diçka e padëgjuar në publik.

Së fundmi, kjo është shprehja e përdorur nga Prokurorët e Speciales për krerët e UÇK-së, dhe UÇK-në në tërësi.

Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale përdoret si formë përgjegjësie në lëminë ligjore ndërkombëtare në Gjykatat për krime lufte.

Ndryshe, Prindon Sadriu, aktualisht është edhe ushtar edhe diplomat.

Ai përveç që është pjesëtar rezervë i FSK-së, është edhe ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Shkup.

Pritet të shihet nëse AGK apo organizata tjera do të reagojnë ndaj kësaj gjuhe linçuese dhe fyese të “zotëriut të parë” karshi mediave.

Më poshtë reagimi i tij i plotë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë