Loading…

Prindërit mbështesin mësuesen që i ‘vlerësoi’ nxënësit në Facebook

  • Nga

  • 07/02/2017 | 20:38

Prindërit mbështesin mësuesen që i ‘vlerësoi’ nxënësit në Facebook

Mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ka qenë pjesë e mediave që nga dita e djeshme për mënyrën që ka zgjedhur për t’i ndëshkuar nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.


Megjithatë, mësuesja ka marrur sot mbështetjen e vet prindërve që e kanë hapur atë grup, duke treguar se grupi ka qenë privat dhe është hapur me pajtimin edhe të prindërve. Kështu thuhet në dokumentin e siguruar nga gazetametro.net, në të cilin janë nënshkruar prindërit.

Valbona Mazreku, antare e këshillit drejtues të prindërve, ka deklaruar për gazetametro.net se pavarësisht zhvillimeve që ka marrë kjo çështje, kryesia e këtij këshilli mbështet punën e mësueses. Mazreku ka potencuar se grupi në rrjetin social Facebook në të cilin është postuar fotografia e nxënësve, është hapur me pëlqimin e vetë prindërve me arsyen që të komunikojnë më lehtë me mësuesen e tyre.

“Kryesia e këshillit të prindërve deklaron se pavarësisht zhvillimeve që ka marrë kjo cështje mbështet punen e mësueses. Grupi në fb që është hapë në fillim të vitit të parë shkollor, një vit e gjysmë më parë, është hapë me pëlqim të prindërve që të komunikojnë më lehtë me mësuesen. Prindërit në pamundësi për t’u takuar me mësuesen për shkak të angazhimeve ditore janë pajtuar për këtë lloj komunikimi, duke mos i vënë asnjë kusht mësueses. ” ka thënë Mazreku.

Më pas Mazreku ka thënë që një gjë e tillë është shumë me rëndësi të dihet, pasi që prindërit nuk i kanë kërkuar mësueses që ajo të mos postoj fotografi në grup, pasi siç thotë ajo, prindërit janë ndier shumë mirë kur mësuesja ka postuar fotografi për sukseset e fëmijëve të tyre. Po ashtu, Mazreku thotë se prindërit e të gjithë fëmijët të shkollës “Emin Duraku” janë të përkushtuar që së bashku me mësimdhënësit të ecin përpara proceset arsimore përkundër vështirësive që mësuesit hasin çdo ditë.

“Prindërit nuk i kanë kërku mësueses që ajo të mos u publikoj foto të femijeve, përkundrazi kur ata janë fotografuar duke punuar ose për sukseset e tyre, prindërit janë ndier shume mirë. Prindërit e shkollës “Emin Duraku” janë të përkushtuar që bashkë me mësimdhënësit të qojnë përpara proceset arsimore dhe mësimnxënien. Edhe përkundër vështirësive që mësuesit hasin çdo ditë gjatë rrugëtimit për edukim, duke theksuar këtu gabimet në tekstet shkollore, mungesen e kushteve për zhvillim adekuat të mësimdhënies, pershembull mjetet didaktike.”, ka deklaruar Mazreku.

Në fund Mazreku që edhe vetë ka fëmiun e saj në këtë klas, ka thënë se Kryesia e Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle e dënon çdo përpjekje për njollosje të imazhit të fëmijëve të tyre, të mësueses dhe shkollës së tyre. Ndërsa, sa i përket veprimit ndaj personit që ka publikuar këtë fotografi, ajo e ka cilësuar atë si akt qyqar dhe të paguximshëm.

“Ne denojmë çdo përpjekje për njollosje të imazhit të fëmijëve tanë, të mësueses dhe shkollës sonë. Ndërsa veprimin e personit që ka publikuar nga grupi shënimet, e cilësojmë si akt qyqar të njeriut i cili nuk ka patur guxim të sqarojë dhe debatojë temat e ndryshme, po ka gjetur mënyra të ulëta për të së pari fëmijët tanë, mësuesen dhe shkollën. Ne ndihemi të ofenduar nga veprimi i personit i cili ka qenë pjesë e grupit të marrëveshjes për hapjen e grupit” përfundoi Mazreku.

Gazetametro.net ka siguruar edhe dokumentin për marrëveshjen e nënshkruar nga prindërit e kësaj klase:

media-share-0-02-05-f7b7b34507587876b4f768db516960e0009e710af128091bed82c825312d273c-f4b3bd5f-dd62-4f31-bd2d-819b642228b1

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë