Loading…

Princit Philip kishte bërë gjest bujar para vdekjes, përfshiu në testament tre punonjësit më të afërt të tij

  • 28/05/2021 | 15:31

Princit Philip kishte bërë gjest bujar para vdekjes, përfshiu në testament tre punonjësit më të afërt të tij

Princi Philip, që ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 99 vjeçare thuhet se pjesën më të madhe të pasurisë prej 30 milionë paundësh ia ka trashëguar gruas së tij por la gjithashtu një dhuratë bujare për punonjësit më të ngushtë.


Gazeta “The Sun” citoi një burim të Pallatit Buckingham të thoshte se Duka i Edinburgh-ut “ndryshe nga mbretërit e tjerë, do të jetë bujar me tre burrat që u kujdesën për të.”

Bëhet fjalë për sekretarin privat, Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe Stephen Niedojadlo.

Të tre u kujdesën për burrin e mbretëreshës, veçanërisht në vitet e tij të mëvonshme. Por Princi Philip nuk e ka anashkaluar familjen e gjerë me nipërit dhe mbesat e tij, përfshirë Princin Harry, shtoi burimi. /abcnews.al

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë