Loading…

Princi i Wales takoi përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve nga Evropa Juglindore

  • 08/03/2017 | 20:23

Princi i Wales takoi përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve nga Evropa Juglindore

Princi i Welsi’t ftoi përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve nga Evropa Juglindore, të takohem në shtëpinë e tij. Takimi i aranzhuar nga Komisioni Ndërkombëtarë për Personat e zhdukur (ICMP), ka lejuar që përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve të informojnë HRH’në për progresin që është bërë në gjetjen e atyre që janë zhdukur si rezultat i konflikteve në ish-Jugosllavi, si dhe për të paraqitur hapat që duhet të merren për të siguruar përpjekjet për gjetjen e atyre që janë ende të zhdukur.


HRH vuri në dukje se princi ishte i impresionuar nga mënyra se si familjet kishin marrë iniciativën, si dhe bëri të qartë që qartë që çështja e të zhdukurve është një element themelor dhe i domosdoshëm në shërim të konflikteve, përcjell gazetametro.net

Drejtoresha e përgjithshme e ICMP’së, Kathryne Bomberger, e cla ishte moderatorja e takimit të sotëm vuri në dukje se qeveritë në mbarë botën kanë ardhur gjithnjë në përfundim se çështja e personave të zhdukur është nga konflikti, gjithashtu edhe migrimi dhe shkaqet e tjera të cilat paraqesin një sfidë globale, dhe ajo theksoi se tash ekzistojnë strategji për të trajtuar këto çështje në mënyrë efektive.

Anëtarët e familjeve që morën pjesë në këtë takim thanë se qeveritë e rajonit duhet të bëjnë shumë më tepër për të kërkuar identitetin e 12,000 personave të zhdukur. Rritja e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimi i informacioneve përkatëse për gjetjen e varrezave duke përfshirë këtu edhe hapjen e arkivave në rajon dhe vullneti i përtërirë politik janë të nevojshëm për të shtyer këtë proces përpara. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketing[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë