Loading…

Prifti serb: Nuk është çudi që ndryshmi i kufijve mbështetet edhe nga ideologu i pastrimit etnik të shqiptarëve

  • 29/08/2018 | 17:11

Prifti serb: Nuk është çudi që ndryshmi i kufijve mbështetet edhe nga ideologu i pastrimit etnik të shqiptarëve

Prifti serb, Sava Janjic, edhe një herë ka dalur kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.


Prifti serb nga manastiri i Deçanit, Sava Janjic, ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve, transmeton gazetametro.net

Ai ka thënë se ndryshimi i kufijve mund të destabilizojë jo vetëm Ballkanin por edhe gjithë Evropën.

Janjic madje ka thënë se nuk është çudi që një ide e tillë mbështetet edhe nga ideologu i pastrimit etnik të shqiptarëve, Seselj

“Unë mund të them se do të jetë një faktor destabilizues dhe një tragjedi për njerëzit tanë të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër” ka thënë Janjic për gazetën javore ‘Vreme’.

“Nuk është çudi që idenë e Thaçit dhe Vucicit për shkëmbim të territoreve e mbështet edhe një nga ideologët e spastrimit etnik në ish-Jugosllavi, Vojisllav Seselj”, thotë Sava Janjic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë