Në kuadër të projektit BorN – Natyrë pa Kufij – Mbrojtja dhe zhvillimi i parqeve natyrore Bjeshkët e Nemuna dhe Prokletije, në Pejë është mbajtur prezantim i hapur mbi projektin BorN dhe aktivitetet e realizuar deri më tani.
Projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuader të programit ndërkufitar Kosovë – Mal i Zi, dhe i implementuar nga Shoqtat Trentino con il Kossovo, Agjencioni i Mbrojetjes së Mjedisit të Kosovës dhe Komuna e Pejës në Kosovë në partneritet me Komunën e Plavës dhe Qendrën Rajonale për Zhvillim të Rozhajës.
Në kuader të këtij projekti, sot janë prezantuar dy produkte shumë të rëndësishme në mbrojtjen e ambientit dhe biodiversitetit dhe ngritjës së vetëdijes qytetare për ambientin dhe zhvillimin e mundësive të reja për promovim të turizmit: Rrjeti Ndërkufitar Ekologjik, Kosovë dhe Mali i Zi, Web Gis Ndërkufitar i Biodiveristetit.
Në këtë takim, prezentuan, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherri, Drejtori i sektorit për investime dhe zhvillim, të Komunës së Plavës, Fuad Feratovic, Projekt Menaxheri i projektit Elbert Krasniqi dhe ekspertët nga Itaila, të involvuar në këtë projekt nga Albatros srl, shkruan telegraf.
Grupet punuese lokale dhe italiane, prezantuan edhe një dokument strategjik për rrjetin ekologjik ndërkufitar, dokument i cili do i adresohet autoriteteve lokale dhe qendrore.
Të pranishëm në këtë prezantim ishin përfaqësues të Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe të organizatave të shoqërisë civile aktive në mbrojtjen e ambientit dhe biodiversitetit.