Loading…

Prezantohet aeroplani më i madh në botë (Foto)

  • 01/06/2017 | 17:23

Prezantohet aeroplani më i madh në botë (Foto)

Fluturakja e Stratolaunch’it është dizajnuar për dërgimin e raketave në orbitë, ndërsa shtrirja e krahëve është më e madhe se fusha e futbollit.

Ndërmarrja private për fluturime në gjithësi “Stratolaunch”, në pronësi të miliarderit Paul Allen, ka prezantuar aeroplanin më të madh në botë: fluturaken masive me shtrirje të krahëve më të madhe se fusha e futbollit përcjell gazetametro.net.

Fluturakja gjigante, me gjatësi 71 metra, lartësinë e bishtit prej 15 metrave dhe shtrirjen e krahëve prej 117 metra, është nxjerrë nga hangari në shkretëtirën e Kalifornisë Mojava në mënyrë që të kalojë testimin e karburantit.

Ishte ky rasti i parë që publiku të njoftohet me fluturaken, e cila është dizajnuar që të dërgohet në orbitë, prej fillimit të ndërtimit. “Kemi kënaqësinë që t’ju informojmë se fluturakja Stratolaunch ka arrit kthesën e rëndësishme e cila shënon përfundimin e fazës së ndërtimit dhe fillimin e fazës së hulumtimit të fluturimit”, ka deklaruar Jean Floyd, drejtor i firmës Stratolaunch System Corp.

“Bartësi Stratolaunch është dizajnuar për dërgim të raketave në orbitë nga lartësia prej 9.100 metra. Në fillim do të bartë raketën “Pegasus XL”, të cilën e ka bërë Orbital ATK, por është krijuar ashtu që në kohën e njëjtë mund të bartë deri në tri raketa”, ka thënë Floyd.

“Gjatë disa javëve të fundit e kemi larguar infrastrukturën për prodhim, duke përfshirë edhe skelën e cila e rrethon fluturaken, dhe për herë të parë e kemi lëshuar atë me peshën e vet të plotë në 28 rrota të saj”, ka thënë Floyd.

Sipas tij, ky ishte “hapi vendimtar në përgatitjen e fluturakes për kontroll të motorit dhe, përfundimisht, për fluturim të parë”.

Floyd ka paralajmëruar kontrolle në tokë dhe në fluturim javëve dhe muajve të ardhshëm, dhe demonstrimi i parë i mundësive është planifikuar për vitin 2019, përcjell gazetametro.net.

“Kjo është fluturakja e klasës së parë, për këtë arsye do të jemi të përqendruar gjatë testimit dhe do të vëmë në rend të parë sigurinë e pilotëve, ekuipazhit dhe stafit tonë”, ka thënë Floyd.

Allen e ka themeluar Stratolaunch’in para gjashtë viteve në mënyrë që të lehtësojë qasjen në orbitën e ultë të Tokës.

Firma e tij më e madhe tashmë ka prodhuar fluturaken e gjithësisë për përdorim personal “SpaceShipOne”, e cila e ka marrë shpërblimin prej 20 milionë dollarëve për fluturake private me ekuipazh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë