Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka prezantuar sot linjën e re të veshjeve dhe pajisjeve sportive të brendit të njohur italian ‘Errea’, transmeton Gazeta Metro.
Në njoftimin e FFK’së thuhet se linja e re veshjeve prezanton tri dizajne të fanellave.
”Me të kaltrën Dardanët do të luajnë në shtëpi, me të bardhën në udhëtim, ndërsa ngjyra e zezë është përzgjedhur si opsion i tretë. Me dizajn të ri, material cilësor dhe komoditet, fanellat dhe pajiset e reja sportive plotësojnë standardet më të larta të veshjeve sportive, e po ashtu ofrojnë rehati gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve,” thuhet në njoftim.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi trevjeçar të FFK’së me partnerin e UEFA’s ‘Errea’, ekipet kombëtare të të dy konkurrencave do të pajisen me të gjitha uniformat dhe pajisjet e nevojshme sportive.
”Urojmë që fanellat e reja të sjellin fat dhe suksese për Dardanët në ciklin kualifikues për Euro 2024!,” thuhet në njoftim.
Më poshtë gjeni videon e publikuar nga FFK. /gazetametro.net