Loading…

Prestigjiozja ‘New Yorker’ shkruan për shkrimtarin e ri shqiptar

  • 27/04/2017 | 16:49

Prestigjiozja ‘New Yorker’ shkruan për shkrimtarin e ri shqiptar

Bekimi kthehet në Kosovë të konfrontohet me fantazmat e së kaluarës.


Libri “My Cat Yugoslavia” ka pak kohë që është botuar në gjuhën angleze. Autori i librit është Pajtim Statovci, i lindur në Kosovë por i cili prej vitit 1992 jeton në Finlandë.

Përvoja e tij është shkrirë brenda librit në fjalë, për të cilin këtë javë ka shkruar edhe prestigjioze New Yorker.

Në të 80-tat, Eminja martohet me Bajramin. Dyshja largohet për në Finlandë, ndërsa djali i tyre – Bekimi, është personazhi që flet në pjesën e dytë të librit. Bekimi nisë të zbulojë jetën e tij seksuale duke fjetur me meshkuj, largohet nga shtëpia e babait, ndërsa në një kafe takon nnjë mace me emrin Jugosllavia. Macja në fakt flet, një mace anti-homoseksuale, anti-imigrante dhe abuzive, sikur babai i Bekimit.

Derisa vetë autori Statovci citohet në tekstin e New Yorker, se si një lidhje e tillë përfaqëson për të vetë një “tjetër lloj të dashurisë” nga ajo që ai ka njohur, ai thotë se personazhi në libër mendon se po ta duan të tjerët, do ta dojë edhe ai veten më shumë.

“Ndoshta ai duhet të sigurohet se është e mundur që njerëzit që mendojnë si macja, pra kundër tij, të dashurohen në të, ta duan si homoseksual që është, por edhe si refugjat” shkruan New Yorker.

“Macet në Kosovë shihen si dicka e ndyrë, ndërsa ato janë në fakt kafshë shtëpiake” tregon Statovci në këtë rrëfim, pasi personazhi në librin e tij e merr macen në shtëpi, të jetojë me të. Bekimi kthehet në Kosovë të konfrontohet me fantazmat e së kaluarës.

“Libri i Statovcit sygjeron që dashuria dhe identiteti kanë disa refleksione, disa fate të ndryshme, disa gjuhë. Ndonjëherë një pasqyrë e thyer reflekton dicka më të mirë, njëjtë si dashuria që rrjedhë nga thellësia e fundosur, e që provon ti kthejë gjërat në vend” shkruan New Yorker për librin në fjalë.

Ky është libri “My Cat Yugoslavia” i autorit të ri Pajtim Statovci, botuar para disa vitesh dhe fitues i disa çmimeve në Finlandë. Libri do të ketë një prezantim special në muajin maj të këtij viti në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton KultPlus.com

Statovci ka lindur në vitin 1990 ndërsa është larguar për në Finlandë kur ishte vetëm dy vjeç. Ai jeton në Helsinki ndërsa studion letërsi në Universitetin e Helsinkit. “My Cat Yugoslavia” është novela e tij e parë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë