Me fillim nga ora 20:00 skuadra e Ballkanit sonte do të përballet në kuadër të fazës së parë të Ligës së Kampionëve kundër Zalgiris. Gazeta Metro ka arritur të siguroj pamje të tifozëve lituanes të cilët kanë mbërritur në Prishtinë dhe janë të gatshëm për sonte, transmeton Gazeta Metro.
Një ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku për herë të parë në histori të klubit Ballkani do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Kur kanë mbetur edhe pak orë pa filluar ndeshja, Gazeta Metro ka arritur të marrë një prononcim nga ana e një tifozit të Zalgiris, i cili u shpreh optimist për fitore por nuk deshi të flas shumë.
”Mendoj se do të fitojmë sonte dhe presim një rezultat pozitiv, arsyeja është sepse kemi eksperiencë më të madhe në Europë,” tha ai shkurtimisht.
Kujtojmë që ndeshja kthyese do të zhvillohet javën tjetër më 12 korrik në Lituani dhe skuadra e cila do të kualifikohet në raundin tjetër do të përballet me fituesin e ndeshjes Malmo-Vikingur Reykjavik. /gazetametro.net