Loading…

Presidentja Vjosa Osmani shpenzoi 4 mijë euro derivate për 4 vjet deputete

  • 08/02/2022 | 15:49

Presidentja Vjosa Osmani shpenzoi 4 mijë euro derivate për 4 vjet deputete

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, përcjellë Gazeta Metro.


Këto shpenzime, Osmani i kishte bërë vetëm gjatë katër viteve, nga 2011 deri më 2014.

Në raportin e Kuvendit të Kosovës mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndër vite, Osmani kishte shpenzuar: Në vitin 2011 kishte shpenzuar 380 euro, në vitin 2012 kishte shpenzuar 1780, në vitin 2013 kishte shpenzuar 1240 dhe në vitin 2014 kishte shpenzuar gjithsej 520.

Në total, i bie që Osmani për katër vjet ka shpenzuar 3920 euro. Këto të holla Osmani i kishte marrë për udhëtimin e saj nga Mitrovica në Prishtinë.

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet për udhëtimet e deputetëve që nga viti 2011 e deri në vitin 2021, përcjellë Gazeta Metro.

Raportet i gjeni KËTU.

Publikohen të gjitha shpenzimet për udhëtime që deputetët i kanë bërë nga viti 2011

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë